KUPA E KOSOVËS
Vëllaznimi i Munishit eliminon Besën
8 December, 2018 @16:41
Skuadra gjakovare Vëllaznimi, pas ekzekutimit të penalltive, e mposhti Besën me rezultat 0-0 (2-3) dhe u kualifikua në çerekfinale.
Shënuesit nga penalltia te Besa ishin Blazo Rajovic dhe Fatlum Gashi, derisa te Vëllaznimi shënuan Lorik Rudi, Burim Qorri dhe Kujtim Gashi.
Dështuan nga penalltia: Mensur Duraku, Bashkim Shala dhe Fetim Kasapi te Besa, Lekë Vula dhe Jeton Dushi te Vëllaznimi.
Shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll, do të tërhiqet në martën me 11 dhjetor në ora 13:00.