WERDER - FORTUNA
Rashica startues, Werder i kthehet fitores
7 December, 2018 @23:52
Pas katër xhirove pa fitore, ku regjistruan tre humbje dhe një barazim, Werder Bremen i është kthyer fitores në Bundesligë.
Të gjelbërit sonte startuan me krahun e Kosovës në 11-she, Milot Rashica, që ndikoi pozitivisht në lojën e skuadrës dhe arriti fitore 3-1 në fund.
Rashica luajti 76 minuta sonte, ndërsa dy zëvendësimet e trajnerit të Werderit, Florian Kohfledt, shënuan gola për t’iu kthyer fitores.
Martin Harnik që zëvendësoi veteranin Claudio Pizarro shënoi për 2-1, kurse Joshua Sargent që zëvendësoi Rashicën shënoi për përfundimtaren 3-1.
Me këtë fitore, Werder ka shënuar ngritje në klasifikim dhe vazhdon të ndjek njërën nga pozitat që dërgojnë në gara evropiane stinorin tjetër.