MALCOLM
Talenti lëndohet pas golit
7 December, 2018 @14:47
Barcelona ka bërë të ditur se lojtari i ri i saj, Malcom, është lënduar dhe do të mungojë për 2 javët e ardhshme.
Malcom pati shënuar gol në ndeshjen e Kupës së Mbretit, ku Barcelona nuk pati problem ndaj ekipit që vinte nga ligat më të ulëta spanjolle, Cultural Leonesa.
Braziliani 21 vjeç shënoi golin e dytë të Barcelonës në këtë përballje, ndërsa tash ekipi ka konfirmuar se për shkak të lëndimit të gjurit, ai ka mbyllur vitin 2018.
Të shtunën mbrëma, Barcelona luan derbin katalonas, ndaj Espanyolit.