HAT TRICK HERO
Zenelit i pëlqen Fenerbahçeja
7 December, 2018 @12:19
Njëri ndër lojtarët që shpërtheu në kuadër të Ligës së Kombeve me Kosovën, Arbër Zeneli, po përflitet si opcion për të kaluar nga ekipi i tij aktual Heerenveen në Fenerbahçe.
Zeneli 23 vjeç ka hyrë në histori të reprezentacionit si lojtari i parë që ka shënuar hat-trick në një ndeshje zyrtare të Kosovës.
“Kam dëgjuar se emri im po lidhet me Fenerbahçen. Ky është një nder i madh për mua,” citohet të ketë thënë futbollisti që luan në Eredivisie për Telegrafin.