FRENKIE DE JONG
Jo Barcelonës, po PSG-së
7 December, 2018 @11:55
Mesfushori i ri holandez, që mbron ngjyrat e Ajaxit dhe që po ngjallë interesimin e klubeve të mëdha evropiane, Frenkie De Jong, preferon PSG-në para Barcelonës.
Ky është lajmi i botuar sot nga De Telegraafi holandez për talentin që tashmë ka debutuar në reprezentacion dhe po vlerësohet shumë.
Raporti i gazetës De Telegraaf shkruan se agjenti, bashkë me lojtarin janë takuar me drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrique, dje dhe se për shumën prej 75 milionë eurove ndaj Ajaxit, PSG pritet ta kap lojtarin.
Mesfushori 21 vjeç përfolej se destinacion primar mund të ketë Barcelonën ose edhe Manchester Cityn, por gjërat si duket kanë ndryshuar.
Ai ka zhvilluar 5 ndeshje me Holandën dhe ka regjistruar 62 paraqitje me ekipin e parë të Ajaxit tashmë.