DATA ANALYSE
Futbollistët anglezë, në minimum
Pjesërisht e marë nga BBC Sport
6 December, 2018 @8:41
Numri i lojtarëve anglezë si startues në ndeshjet e Premier Ligës në xhirot [XIII dhe XIV] ka prekur rekordin më të ultë deri tash.
Në këto dy xhiro, në 11-shet e para të të gjitha dueleve të Premier Ligës janë futur vetëm 53, përkatësisht 55, futbollistë nga Anglia [20 ekipe të Premier Ligës, numërojnë 220 futbollistë startues].
Bournemouth është ekipi që ka regjistruar më së shumti anglezë si startues, 7. Ndërsa Chelsea e Newcastle kanë nisur duelet pa asnjë lojtarë të vendit.
Selektori i Anglisë, Gareth Southgate, për këtë fakt ka folë për BBC Sportin dhe ka thënë mendimin e tij.
“Ka shumë investime në akademitë dhe futbollistët e rinj,” ka thënë Southgate që ka treguar se në stinorin e kaluar kanë qenë 33% e startuesve në të gjitha ndeshjet e Premier Ligës, anglezë.
“Natyrisht, kjo shifër nuk është që nuk brengos, por menaxherët e skuadrave nuk kanë siguri afatgjate dhe kjo i bën ata që më lehtë të vendosin për lojtarët e gatshëm, sesa të rinjtë e rritur në akademitë e ndryshme këtu,” ka thënë Southgate.
Anglia do të jetë kundërshtare e Kosovës në kualifikime për EURO 2020.
Reprezentacioni anglez është finalist i Ligës së Kombeve dhe do të luftojë për titullin e parë të saj përgjatë qershorit të ardhshëm.
Së fundi, kanë qenë gjysmëfinalist të Kupës Botërore “Rusia 2018”.