KOSOVA U17/ U19
Caktohen kundërshtarët e Kosovës U17 dhe U19 për kualifikime të Evropianit
6 December, 2018 @12:18
Sot në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për grupmoshat U17 dhe U19 në futboll në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2019/20.
Përfaqësuesja U17 do të jetë në grup me Holandën, Slloveninë dhe Uellsin, derisa Përfaqësueja U19 do të ketë kundërshtarë Russinë, Poloninë dhe Uellsin.
Kosova U17 ndeshjet do t’i luaj në Holandë e cila e ka marrë organizimin e këtij raundi që do të mbahet prej 9 deri më 15 tetor 2019, derisa Kosova U19 ndeshjet do t’i luaj më 13 deri 19 nëntor 2019, organizator për këtë raund do të jetë Uellsi.