PARA DERBIT
Mungesa në derbin Juve-Inter
7 December, 2018 @11:26
Disa futbollistë, të cilët kanë pasur paraqitje standarde në ekipet e tyre do të mungojnë derbin e sontëm ndërmjet Juventusit dhe Interit, bëjnë të ditur gazetat italiane në mëngjesin e sotëm.
Kështu, nga radhët e Interit është e sigurtë se belgu Radja Nainggolan nuk do të jetë në ekip, derisa kroati Sime Vrsaljko është plotësisht i gatshëm për lojë.
Lëndimi në përballje ndaj Tottenhamit ka bërë që mesfushori belg të mos këndellet për këtë ndeshje, ndërsa ekipi i Interit që ka udhëtuar për në Torino përbëhet nga: Handanovic, Padelli, Berni, Vrsaljko, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, D’Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Vecino, Joao Mario, Borja Valero, Perisic, Brozovic, Icardi, Lautaro Martinez, Keita Balde, Politano, Candreva.
TABELA AKTUALE dhe NDESHJET E XHIROS
Në anën tjetër, te Juventus pritet të mungojë Rodrigo Bentacur. Ai ka probleme në shpinë dhe përkundër që ka qenë standard në ndeshjet e fundit me bianconerët, tashmë është në dyshim për shkak të këtij lëndimi.
Emre Can mund të kthehet në ekip për të zëvendësuar Bentacurin, ndërsa dilema në sulm për trajnerin juventin pritet të jetë Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala apo Mario Mandzukic.
Juventus është ende i pamposhtur në Serie A këtë stinor dhe ka 40 pikë në krye të tabelës.
Inter ndërkaq, ka 29 pikë dhe ka regjistruar 3 humbje deri tash duke kapur pozitën e tretë në klasifikim.
Dueli Juventus - Inter luhet sonte me fillim prej orës 20:30 në Torino.