ROB HOLDING
9 muaj mungesë për futbollistin e Arsenalit
7 December, 2018 @14:29
Mbrojtësi i Arsenalit do të mungojë për nëntë muaj nga fushat e futbollit për shkak të lëndimit që e pësoi në duel me Manchester Unitedin, që përfundoi me barazim, 2-2.
Rob Holding ka lënduar ligamentin kryesor të këmbës dhe është konfrmuar se do të jetë jashtë fushave për 9 muaj ka raportuar Eurosport pak më parë.
Anglezi 23 vjeç ka nisur stinorin nga banka rezervë, por nën drejtimin e Unai Emeryt ai u përmirësua dhe nisi të jetë pjesë e 11-shes standarde të ekipit.
Përveç Holdingut, Arsenal ka edhe sulmuesin Danny Welbeck të lënduar për kohë të gjatë.