KUPA E KOSOVËS
Prishtina shkelë Lirinë, për çerekfinale
8 December, 2018 @14:26
Prishtina duke e mposhtur Lirinë me rezultat 0-4 në Prizren, u kualifikua në çerekfinale në kuadër të Kupës së Kosovës.
Golin e parë të ndeshjes ia shënoi Meriton Korenica ish-skuadrës së tij në minutën e 41’, ndërsa në minutën e 44’ Ergyn Ahmeti e dyfishoi epërsinë në 2-0.
Goli i tretë i ndeshjes erdhi nga Basit Khalid, pas një gabimi të mbrotjes dhe reagimit katastrofal të portierit, për ta vulosur ndeshjen u përkujdes edhe një herë Khalid me golin e katërt për bardhekaltërit kur shënoi në minutën 89’
Prishtina me këtë rezultat e eliminoi Lirinë nga Kupa e Kosovës dhe u kualifikua në çerekfinale.