MAX ALLEGRI
Ndikimi i Allegrit te goli
8 December, 2018 @11:13
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka pranuar që Inter ka qenë më i rrezikshëm në pjesë të parë të ndeshjes.
Mirëpo, ai ka treguar se lëvizjet që i bëri në pjesë të dytë kanë ndikuar në rrjedhën dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Krejt këto, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku Juventus mposhti Interin 1-0 dhe tashmë lidershipin e zgjeroi ndaj neroazzurrëve në 14 pikë.
“Na shkaktuan probleme në pjesë të parë, ndërsa ne patëm vështirësi për t’i mbyllur. Më pas, lëviza Mandzukicin në të majtë, Dybalan e lashë në mes dhe u ngrit intenziteti,” ka sqaruar Allegri.
“I kam kërkuar lojtarëve që gjatë krosimit në zonë, të mënjanojnë Skrininarin dhe Mirandan, të punojnë më krahë që janë më të dobët fizikisht dhe krosimi më në fund gjeti Marion,” ka treguar Allegri.
Me këtë fitore, Juventus tashmë ka bërë edhe një super hap përpara për të kaluar rehat pjesën pranverore të Serie A-së dhe të vrapojë në rrugën e vërtetë që e kërkon, Ligën e Kampionëve.