BOURNEMOUTH - LIVERPOOL
Mohamed Salah hat-trick, Liverpool s’fal
8 December, 2018 @17:01
Egjiptiani Mohamed Salah ka shënuar hat-trickun e parë të tij këtë stinor në Premier Ligë, për t’ia dhënë Liverpoolit fitoren e radhës, në mysafirllëk ndaj Bournemouthit sot, 0-4.
Golin tjetër për Liverpoolin e shënoi Steve Cook (autogol). Me këtë fitore Liverpool del lider në klasifikim, ndërsa pret tash që të kiksojë Manchester City në duel ndaj Chelseat ashtu që të ruajë këtë pozitë.
City do të ketë të sigurtë mungesën e sulmuesit më të mirë të ekipit, Sergio Aguero, në këtë ndeshje.
Xherdan Shaqiri ka luajtur 65 minuta për Liverpoolin sot, për t’u zëvendësuar kur fituesi i ndeshjes dihej, nga Sadio Mane, i kthyer nga lëndimi.
E për të qenë gjithçka më interesant në fund, është përkujdesur heroi i ndeshjes, Mohamed Salah.
Ai nuk pranoi çmimin e lojtarit të ndeshjes, duke ia dhuruar këtë James Milnerit, që përjetoi ndeshjen jubilare në Premier Ligë sot, të 500-tën.