GALATASARAY - RIZESPOR
Muriqi shkëlqen, Rize ndal kampionin
8 December, 2018 @19:02
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shkëlqyer në përballjen që ekipi i tij ka arritur ta shpëtojë ndaj kampionit Galatasaray, 2-2.
Muriqi ka pasur një rast shumë të mirë në minutën e 17-të të ndeshjes, por nuk arriti të shënojë në portën e Fernando Musleras.
Më pas, Galatasaray shënoi dy herë për të avancuar 2-0 [Rodrigues 40’, Derdiyok 58’], por Rize nuk u dorëzua.
Muriqi asistoi në golin e zbutjes së epërsisë që e shënoi Aminu Umar (67’), ndërsa më pas Samu barazoi në 2-2 (80’).
Deri në fund të ndeshjes Rize pati edhe disa raste për të shënuar për fitore, por fati nuk deshi që të ndodh kjo.
Rizespor është e fundit në klasifikim me 11 pikë tash, ndërsa Galatasaray ka 25 dhe është 5 pikë larg kryesuesit, Basaksehir.
Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, ka qenë rezervë për 90 minuta te Rizeja, që drejtohet nga ish reprezentuesi turk, Okan Buruk.