Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STËRVITJA E FUINDIT

Gati për fitoren e parë në grup

Foto: FFK

Gati për fitoren e parë në grup


17 November, 2020 @20:57

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së fundit për këtë vit kundër Moldavisë, që luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Atmosfera në radhët e Dardanëve është mjaft e mirë, derisa dëshira për ta mbyllur këtë vit me fitore dhe për t’i dhënë fund serisë pa fitore është e madhe tek secili futbollist.

Përndryshe, Kosova është në kërkim të fitores së parë në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve me ç‘rast do ta siguronte edhe mbijetesën në këtë ligë.

TABELA AKTUALE, REZULTATET, NDESHJET

Dardanët deri tash kanë barazuar në dy, ndërsa janë mposhtur tri herë në këtë grup (dy herë nga Sllovenia dhe njëherë nga Greqia).

Dueli mes Kosovës dhe Moldavisë luhet më 18 nëntor 2020 me fillim prej orës 20:45 në Fadil Vokrri të Prishtinës.

Në këtë ndeshje Kosovës pritet t’i kthehet në formacion Bersant Celina, që ishte i lënduar për përballjen ndaj Sllovenisë.

Në nëntor, Kosova në asnjë ndeshje nuk është drejtuar nga selektori i saj Bernard Challandes, që u infektua me COVID-19.

Në vend të tij, dardanët po marrin urdhëra nga ndihmësi i parë i Challandesit, Muharrem Sahiti.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve