LUSHNJA-SKËNDERBEU

Foto: kfskenderbeu.al
Gavazaj dhe Radas këndellin Skënderbeun
16 December, 2017 @15:38
Skënderbeu pas humbjes befasuese nga Laçi në xhiron e kaluar të Superiores, është këndellur sot me fitore ndaj Lushnjës, 1-3 si mysafir.
Skënderbeu kaloi në epërsi heret, kur James Adeniyi shënoi për avantazh 0-1. Mirpëo, reprezentuesi i Kosovës, Fidan Aliti, përmes një autogoli i dha shpresë vendasve, 1-1.
Sidoqoftë, Enis Gavazaj dhe Marko Radas më pas me golat e tyre kthyen Skënderbeun te fitorja dhe qetësuan gjërat për Ilir Dajën, që tashmë me korçarët ka 9 pikë më shumë se Flamurtari, që luan sot më vonë.