SUPERLIGA TURKE

Çerek ore për Muriqin
16 December, 2017 @13:57
Vedat Muriqi është angazhuar në minutën e 76 për skuadrën e Genclerbirligit në kuadër të xhiros së 16 të Superligës turke.
Ai nuk arriti të ndryshoj rezultatin 0-0 me të cilin edhe përfundoi ndeshja e parë e kësaj xhiroje. Pas këtij barazimi ndaj Kasimpasas, skuadra nga Ankaraja mbetet në pozitën e parafundit në renditje me 13 pikë, 1 pikë larg pozitës së pesëmbëdhjetë që siguron mbijetesën.