LIGUE 1

Monaco vazhdon me fitore
15 December, 2017 @22:37
Skuadra e Monacos ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Ligue 1.
Ajo në ndeshjen hapëse të javës së 18 mposhti në udhëtim St. Etiennen me rezultat 4-0. Sidibe, Lemar, Fabinho dhe Keita Balde shënuan për mysafirët.
Me këtë humbje St. Etienne mbetet vetëm dy pikë larg pozitës së barazhit. Vendasit luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 53 kur pas golit të tretë të mysafirëve, portieri Stephane Ruffier u përjashtua nga loja.
Monaco mbetet në pozitën e dytë, gjashtë pikë larg PSG-së dhe tri pikë më shumë se Lyon dhe Marseille, që të trija me nga një lojë më pak të zhvilluar.