BOXING DAY HOURS

Foto: lcfc/fb
Cila skuadër ka orarin më të ngarkuar?
15 December, 2017 @13:39
Premier Liga angleze është e njohur për Boxing Day, ndeshjet e shumta, në kohën e festave të fundvitit.
BBC Sport ka analizuar orarin e ndeshjeve të ekipeve dhe ka bërë grafikisht se cili ekip do ta ketë më së vështiri ta tejkalojë Boxing Dayin e fundvitit, sa i përket termineve të ndeshjeve, që ndikon fizikisht te futbollistët dhe ekipet në përgjithësi.
Çdo skuadër e Premier Ligës do t’i ketë nga 4 ndeshje në javën festive. Kësaj radhe, Leicester City do të jetë më i ngarkuari, me 4 ndeshje prej 23 dhjetori 2017 deri më 1 janar 2018 për t’i zhvilluar të gjitha këto në 213 orë.
Në anën e kundërt të kësaj grafike, është West Ham United, që 4 ndeshjet e fundvitit do t’i zhvillojë në 294 orë e 45 minuta.
Mëposhtë shikoni grafikun për të gjitha skuadrat e Premier Ligës, që tregon brenda sa orëve do të luajnë skuadrat 4 ndeshjet e tyre në periudhën 23 dhjetor 2017 deri 4 janar 2018.