HAKMARRJA DIGJITALE

Tifozët e Lazios i hakmirren referit përmes internetit
13 December, 2017 @15:55
Ka zgjatur vetëm një ditë mllefi i tifozëve të Lazios, sa është dashur që t’i hakmirren referit Piero Giacomelli në internet.
Të hënën, referi Giacomelli përjashtoi lojtarin më të mirë të ekipit të Lazios, Ciro Immobile, me karton të kuq nga ndeshja.
Lazio mbeti me 10 lojtarë në fushë dhe u mposht nga Torinoja 1-3 për herë të parë si vendas që prej vitit 1993.
Të martën, 12 dhjetor, tifozët e Lazios gjejnë në internet se Piero Giacomelli është pronar i një kafe-bari.
Plot vlerësime negative në Trip Advisor kanë shkuar për kafe-barin e Giacomellit brenda ditës dhe shumë shpejt, Trip Advisor ka notën 1 (e parekomaduar) për kafe-barin e referit në fjalë.