BURNLEY-STOKE
Foto: premierleague.com
Burnley në TOP 4, mbi Liverpoolin e Arsenalin
12 December, 2017 @23:46
Skuadra e drejtuar nga trajneri Sean Dyche, Burnley, senzacionalisht, me fitore ndaj Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit në minutën e parafundit të ndeshjes, 1-0, ka arritur të kapë vendin e katërt në Premier Ligë.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Ka qenë zëvendësuesi Ashley Barnes që ka shënuar golin e fitores për Burnleyn, që tash me një ndeshje më shumë, ka dalë mbi Liverpoolin dhe Arsenalin në klasifikim.