XHIRO XVII

Mesjava me Premier League
12 December, 2017 @16:07
Pas dueleve interesante në fundjavë, përfshirë këtu edhe derbin e Manchesterit dhe derbin e Liverpoolit, Premier Liga nuk pushon dhe vjen me ndeshje të mesjavës.
3 ndeshje zhvillohen sonte, ndërsa 7 të tjera nesër mbrëma, ndeshje këto në kuadër të xhiros së XVII.
Një nga ndeshjet më interesante zhvillohet në Londër, me West Hamin në formë që në shtëpi e pret Arsenalin në ‘mini-krizë’, ndërsa në duelet tjera skuadrat ‘e mëdha’ llogariten favorite, të paktën në letër.