11-SHJA E SUPERLIGËS ZVICERANE

Kololli e Ajeti në ekipin e javës
12 December, 2017 @12:22
Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti dhe mesfushori i Lausannes, Benjamin Kololli, kanë arritur të bëhen pjesë e ekipit të javës 18 në Superligën zvicerane të futbollit, sipas BlickSport.
Ajeti ka shënuar dygolësh në fundjavën që e lamë pas për Baselin, ndërsa Kololli dygolësh tjetër për ekipin e tij, duke siguruar kështu nga një vend në formacionin 4-4-2 të javës.