UNITED-CITY
Foto: premierleague.com
11 pikë dallimi në krye, City triumfon
10 December, 2017 @19:19
Manchester City ka trimfuar në derbin e qytetit të Manchesterit sot në përballjen e zhvilluar në Old Trafford ndaj rivalit lokal dhe përcjellësit të parë në luftë për titull kampioni, Manchester United.
David Silva ka shënuar golin e epërsisë për Cityn, dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, ndërsa shpejt përmes Marcus Rashfordit, pa shkuar në pushim, United ka barazuar 1-1.
Mirëpo, në pjesë të dytë, moslargimi i mirë i topit pas një goditjeje të lirë të Cityt, nga Romelu Lukaku, ka qenë fatal për ekipin e Jose Mourinhos.
Mbrojtësi Nicolas Otamendi, shënoi për avantazhin 1-2 që doli të jetë edhe goli i fitores për ekipin e tij, që tash çon Cityn e Pep Guardiolës në 11 pikë larg përcjellësit të parë.
Otamendi me këtë gol, të katërtin e stinorit, u bë mbrojtësi me më së shumti gola të shënuara në Premier Ligë këtë stinor, ndërsa City po hapërson sigurt drejt titullit të kampionit pas 16 xhirove të zhvilluara në Premier Ligë.