BORUSSIA DORTMUND

Foto: eurosport/getty
Shkarkohet Bosz
10 December, 2017 @13:26
Seria e rezultateve të dobëta si në Bundesligë ashtu edhe në Ligë të Kampionëve, ka bërë që drejtuesit e Borussia Dortmundit të shkarkojnë trajnerin holandez të ekipit, të emëruar në fillim të këtij stinori, Peter Bosz.
Në të njejtën kohë, ekipi ka bërë të ditur se Peter Stoger do të merr drejtimin e skuadrës, bashkë me ndihmësit e tij, Manfred Schmid dhe Jorg Heinrich - me të cilët ka nënshkruar deri në qershor të vitit 2018.
Austriaku Stoger, një javë më parë u shkarkua nga Kolni.