NË ZVICËR

Ajeti shënon në fitoren e Basel
9 December, 2017 @22:07
Albian Ajeti ka shënuar dy gola për skuadrën e Baselit në fitoren 3-0 në kuadër të xhiros së 18të. Sulmuesi me prejardhje kosovare shënoi dy golat e parë të skuadrës, në minutën e 65të dhe 72të para se të zëvendësohet në minutën e 79të të ndeshjes. Me këta dy gola, Ajeti ngjitet në pozitën e tretë të golashënuesve më të mirë të Superligës zvicerane me 8 gola.
Tek Baseli, Taulant Xhaka u paraqit për 90 minuta, derisa tek skuadra kundërshtare e St. Gallen, Gjelbrim Taipi nuk gjeti minutazhë duke qëndruar në bankën rezervë.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Sioni humbi si vendas nga Thun me rezultat 2-3, duke u thelluar edhe më shumë në renditjen tabelare. Burim Kukeli dhe Pajtim Kasami zhvilluan tërë ndeshjen për Sionin, derisa Ermir Lenjani qëndroi në stol.