SHIQP NË BOTË

Cikalleshi shënon në fitoren e Osmanlisporit
10 December, 2017 @13:55
Në fitoren e Osmanlisporit ndaj Alanyasporit, golashënues për vendasit ishte edhe Sokol Cikalleshi.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare e shënoi nga pika e bardhë golin e parë të skuadrës së tij sot, ndërsa takimi u mbyll me rezultat 3-0.
Ky ishte goli i dytë sivjet për Cikalleshin në kuadër të Superligës së Turqisë, ndërsa kjo fitore e ndihmon Osmanlisporin që t’i largohet zonës së rrezikshme të paktën përkohësisht.