LAÇI-SKËNDERBEU

Uzuni njofton me humbje Skënderbeun
10 December, 2017 @14:57
Sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni, ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes Laçi-Skënderbeu, që përfundoi pak më parë, për t’ia sjellë humbjen e parë korçarëve këtë stinor në Superiore. Borozani.com
Uzuni ka shënuar në fillim të pjesës së dytë për avantazhin e laçjanëve, që tashmë kanë çuar serinë e fitoreve në tre (në të gjitha ndeshjet). Ai goditi jashtë zonës, kur topi qëlloi 2 shtyllat dhe shkoi në rrjetë.
Në anën tjetër, Skënderbeu u mposht për herë të parë nga një ekip në vend këtë stinor dhe përkundër tentimeve në pjesë të dytë për së paku barazim, nuk e arriti.