LUASSANNE

Dy gola nga Kololli
10 December, 2017 @18:33
Benjamin Kololli ka shënuar dy herë për skuadrën e Laussanne në përballje me Luganon në udhëtim. Falë golave të tij, Laussane iu kthye fitores pas dy humbjeve, kësaj radhe duke e mposhtur Luganon me rezultat 2-1.
Tek mysafirët Andi Zeqiri kaloi 17 minuta në lojë, derisa Mersim Asllani u angazhua në fund të ndeshjes.
Fitore me rezultat të ngjashëm shënoi edhe Luzern që mposhti Zurichun, gjithashtu në udhëtim. Për Luzernin, mesfushori i përfaqësueses U21 të Kosovës, Idriz Voca kaloi 80 minuta në fushë.