SOUTHAMPTON - ARSENAL

I inkuadruari Giroud shpëton Arsenalin
10 December, 2017 @14:37
Pas humbjes nga Manchester United në xhiron e kaluar, Arsenali për pak sa nuk u mposht edhe nga Southamptoni në St. Mary’s.
Londinezët ishin në disavantazh pas golit të sulmuesit Charlie Austin në minutën e 2’ të ndeshjes, ndërsa barazimin e arritën fare në fund, me të inkuadruarin Giroud që shënoi me kokë në minutën e 88’ të ndeshjes.
Startues për Arsenalin sot ishte Granit Xhaka, i cili u paraqit për 69 minuta, kurse Shkodran Mustafi mungoi për shkak të lëndimit.
Ky barazim bën që Arsenali ta bëjë edhe një hap prapa në luftën për arritjen e synimeve sezonale.