BETIS-ATLETICO

Foto: mundodeportivo
Saul mban Atleticon lartë
10 December, 2017 @18:42
Mesfushori spanjoll në formë, Saul, ka shënuar përsëri gol për ekipin e tij, për t’ia sjellë fitoren Atletico Madridit si mysafir në Benito Villamarin ndaj Real Betisit, 0-1.
Saul ka shënuar në minutën e 29 golin e fitores për Atletico Madridin, që bashkë me Barcelonën vazhdon të mbetet ekipi pa humbje në La Liga edhe pas 15 xhirove.
Te Betisi për 90 minuta u paraqit mbrojtësi i krahut Riza Durmishi.