NË VLORË

Muarem Muarem, duke nënshkruar për Flamurtarin/ Foto: FCFlamurtari/fb
Flamurtari sjell shkupjanin Muarem
11 December, 2017 @10:34
Skuadra e Flamurtarit të Vlorës ka zyrtarizuar sot përforcimin e radhës. Ai është shqiptari nga Maqedonia, Muarem Muarem, që deri tash ka qenë pjesë e ekipit Aktobe në Kazakistan.
Muarem që ka bërë karrierë edhe në Superligën turke për Eskisehirin dhe më parë ka luajtur edhe për Qarabagun e Azerbejxhanit, me 29 vjetët e tij, pritet të sjellë përvojë në mesfushën e vlonjatëve, që këtë stinor janë stabilizuar me Shpëtim Duron trajner.
Së fundi, Flamurtari mposhti Vllazninë e Shkodrës 2-0 në Vlorë, ndërsa aktualisht kap pozitën e dytë në klasifikim, menjëherë pas Skënderbeut lider.