TE PRISHTINA

Diar Miftaraj/ Foto: prishtinafc.com
Lëndohet Miftaraj
Teksti: prishtinafc.com
12 December, 2017 @14:35
Skuadra e Prishtinës sot ka mbajtur seancën e dytë stërvitore që nga ndeshje për Kupë me Flamurtarin.
Skuadra është pothuajse komplete (mungon vetëm Bozhoviç me leje) ndërsa janë rikthyer edhe futbollistët e huazuar në vjeshtë, si Arbër Hoxha (nga Besa), Blend Baftiu (Flamurtari), Donat Hasani (KEK-u), Granit Jashari (2 Korriku), ndërsa nga nesër bashkohet edhe mbrojtësi Leonat Vitija (nga KEK-u) dhe të gjitha këta futbollistë të rinj nga afër do t’i vlerësoj kryetrajneri Josa.
Po ashtu në stërvitje, të plotë, janë edhe Khalid e Fetahaj dhe tani mungon vetëm Boshnjaku i cili do t’i bashkohet skuadrën me fillimin e përgatitjeve pranverore më 6 janar. Ndërsa, mesfushori Diar Miftaraj sot gjatë seancës stërvitore theu dorën (kocka e radiusit të shuplakës, dora e djathtë) i cili pas kontrollit te specialisti ka vendosur gjipsin dhe ku pas dhjetë ditëve do të ketë kontrollen e ardhshëm, por me gjasë Miftaraj do t’i bashkëngjitet skuadrës më 6 janar, pas pushimit të fundvitit.