MAINZ - DORTMUND

Stöger debuton, Dortmundi fiton pas 8 ndeshjeve
12 December, 2017 @22:22
Pas 8 ndeshjeve pa fitore në Bundesligë, seri kjo që e largoi nga gara për titull, Dortmundi ka shënuar fitore në udhëtim te Mainzi.
Skuadra verdhezi sonte për herë të parë ishte nën drejtimin e austriakut Peter Stöger, i cili debutimin e tij e mbylli me fitore. Nga 24 pikët e mundshme në 8 ndeshjet e fundit, Dortmundi kishte arkëtuar vetëm 3 pikë nga 3 barazime dhe 5 humbje, derisa fitorja e sotme ishte e para që nga muaji shtator.
Kjo fitore dhe humbja e Gladbachit në ndeshjen e vet bën që Dortmundi të rikthehet në vendin e katërt në tabelë.