HUDDERSFIELD - CHELSEA

Foto: MOTD
Chelsea ‘shqetëson’ Unitedin, Hadërgjonaj asiston
12 December, 2017 @22:49
Pas humbjes nga West Hami në fundjavë, Chelsea ka reaguar në takimin e luajtur ndaj Huddersfieldit dhe sonte ka shënuar fitore relativisht të lehtë.
Me Willianin në super formë, Chelsea shënoi 2 herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën, për ta mbyllur këtë duel me fitore. Braziliani në fjalë shënoi një gol dhe asistoi në dy të tjerë, duke bërë kështu që mungesa e Alvaro Moratës për shkak të lëndimit të mos bie fare në sy.
Për t’u përmendur është fakti që në golin e Huddersfieldit asistues Florent Hadërgjonaj, për të cilin ky ishte asisti i parë në Premier League.
Kjo fitore e ngrit Chelsean në 35 pikë, aq sa ka edhe Manchester United në vendin e dytë, duke bërë që presioni të bie te skuadra e Mourinhos, e cila takimin e xhiros e luan nesër ndaj Bournemouthit në shtëpi.