UNITED - BOURNEMOUTH

Lukaku me gol, United fiton
13 December, 2017 @23:18
I shumë kritikuari për ndeshje të dobët ndaj Manchester Cityt, Romelu Lukaku, ka reaguar në takimin e radhës dhe i ka dhënë 3 pikë skuadrës së tij.
Sulmuesi belg shënoi me kokë pas një asistimi nga Juan Mata dhe i dha golin e vetëm ‘Djajve të Kuq’ sonte, gol i cili është i nënti për Lukakun në Premier League sivjet.
Përkundër fitores, United mbetet 11 pikë larg Cityt në tabelë, mirëpo fakti që disa nga rivalët kanë lëshuar pikë këtë xhiro paraqet lajm të mirë për skuadrën e Jose Mourinhos.