WEST HAM - ARSENAL

Përsëri s’ka fitore për Arsenalin
13 December, 2017 @23:05
Për të tretën xhiro me radhë, Arsenali ka dështuar të fitojë në Premier League.
Skuadra e Arsene Wengerit sonte u ndal nga West Hami, i cili e detyroi Arsenalin të kënaqet me një pikë në fund të ndeshjes.
Startues si zakonisht për Arsenalin sonte ishte Granit Xhaka, ndërsa Shkodran Mustafi mbetet akoma i lënduar.
Seria jo e mirë në 3 ndeshjet e fundit ka bërë që Arsenali të jetë në pozitën e shtatë momentalisht, derisa West Hami nën drejtimin e skocezit David Moyes ndodhet në vendin e parafundit në klasifikim.