FIFA CLUB WORLD CUP

Bale shënon me prekjen e parë, dërgon Realin në finale
13 December, 2017 @19:59
Në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube, Reali i Madridit ka shënuar fitore më të vështirë se që pritej ndaj skuadrës Al Jazira, për të kaluar kështu në finale të kësaj gare.
Reali e gjeti veten në disavantazh 1-0 pas 45 minutave, mirëpo përmbysja e rezultati erdhi në pjesëlojën e dytë dhe madrilenët e arritën finalen e dytë radhazi në kuadër të ‘FIFA Club World Cup’.
Për 1-1 u përkujdes Cristiano Ronaldo, i cili me golin e shënuar sot bëhet lojtari me më shumti gola në histori të kësaj gare, gjithsej 6, ndërsa për 1-2 shënoi Gareth Bale. Uellsiani shënoi me prekjen e tij të parë të topit shumë pak sekonda pasi ishte inkuadruar në lojë, për t’i dhënë kështu fitoren skuadrës së tij.
Në finale Reali do të takohet me skuadrën e Gremios pas 3 ditëve (16 dhjetor).