SWANSEA - MANCHESTER CITY

City i pandalshëm, starti më i mirë në histori
13 December, 2017 @22:59
Pas fitores në derbi, City nuk ka gabuar as në ndeshjen ndaj Swanseat. Borozani.com
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e ka shënuar fitoren e radhës, duke bërë kështu që pas 17 xhirove të ketë 16 fitore e 1 barazim, gjë të cilën nuk e ka arritur asnjë skuadër tjetër në histori të Premier Ligës deri më tash.
Kjo fitore bën që City të ketë 11 pikë më tepër se United pas 17 xhirove, pasi që edhe United e fitoi takimin e tij sonte.