Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 PËR VIKEND

TOP 5 ndeshjet e fundjavës

Graph.: O. Kraja

TOP 5 ndeshjet e fundjavës


Shkruan: LUAN MORINA

15 December, 2017 @12:36

Në 5 ndeshjet më interesante të kësaj fundjave janë përfshirë 2 ndeshje nga Premier Liga, 2 nga Bundesliga dhe finalja e Kupës Interkontinentale.

Leicester City – Crystal Palace (e shtunë, ora 1e30)

Katër fitore radhazi për kampionët e parafundit të Anglisë të ardhura ndaj Burnley e Tottenham si vendas dhe në dy terrene jo fort të përshtatshme – ndaj Newcastle dhe Southampton, i afrojnë ata në Zonën e Evropës. Claude Puel ka ringjallur vendasit me shumë pak ndryshime. Në fakt veç ka vazhduar ato që pati nisur ShakespeareIborra përkrah Ndidit në qendër, me Chillwellin në të majtë.

Leicester celebration

Edhe Crystal Palace ka gjetur formë të mirë me ndryshimet e bëra nga ardhja e Roy Hodgson. Me të, mendoj që kanë shanse të mira të mbijetojnë. Tashmë një muaj janë të pamposhtur në Premier League duke marr katër barazime dhe gjëja më e mirë që ka bërë Hodgson është stabilizimi i qendërmbrojtjes në Sakhon e Tomkinsin. Por, francezi është lënduar fundjavën e kaluar dhe mbetet të shihet se sa do të mund ta mbulojë Dann, apo ndoshta edhe Fosu Mensah. Është një ndeshje me dy skuadrat në formë, që do të duhej të rezultonte me një lojë të mirë.

Frankfurt – Schalke (e shtunë, ora 3e30)

Jo vetëm në bazë të tabelës, por edhe nëse përcillni Bundesligën gjermane mund të vëreni paqartësinë dhe një barazi të plotë të shumicës së skuadrave. Bayerni dhe Kolni janë shkëputur në skajet e kundërta, derisa ndërmjet ka zjarr që megjithatë nuk është aq i ndezur sikur sezonin e kaluar.

Eintracht - Schalke

Derisa skuadra e Niko Kovacit kishte nisur sezonin duke pësuar humbje të papritura asokohe – Wolfsburg e Augsburg, Schalke kishte marrë hov qysh në start. Tedesco ka kthjellur skuadrën që meriton vendin që ka në renditje. Megjithatë mendoj se janë duke nxjerrë më shumë se maksimumin nga vetja mysafirët. S’do ta kenë lehtë as këtë të shtune në Frankfurt. Në fakt do ta kishin edhe më zor nëse Sebastian Haller e Ante Rebic do t’u ktheheshin golave pas më shumë se një muaji.

Real Madrid – Gremio (e diel, ora 6)

Reali ka vuajtur ndaj Al Jaziras. Nuk e kanë sefte! Goxha shpesh kanë vuajtur të shënojnë dhe si gjithnjë aktori kryesor ka qenë Karim Benzema. Francezi nuk po është i përqendruar para portës dhe një terapi e psikologjisë sportive do të duhej ta këndellte. Ose një transferim larg Realit.

Cristiano Ronaldo, Real Madrid

Bale është kthyer dhe derisa nuk dihet sa do të jetë i shëndoshë, së paku deri atëherë do të kenë një opsion më të mirë në sulm sesa francezi. E tek brazilianët që kanë pasur një sezon të mirë në Serie A, Everton dhe Luan janë dy emra që duhet t’i shikoni me vëmendje. 

Manchester City – Tottenham (e shtunë, ora 6e30)

Manchester City po luan futboll të bukur. Nuk është futboll i stilit të Guardiolës që ka përdorur në Spanjë dhe Gjermani, por është një përshtatje e shkëlqyeshme me atë që i nevojitet Cityt në këto momente. E derisa të funksionojë kjo nuk ka nevojë për ndryshime në strategjinë e cila bazohet në dy shtyllat kryesore në skuadër – David Silva dhe Kevin De Bruyne. Për suksesin e Cityt përgjegjës në masë jashtëzakonisht të madhe është edhe Ederson që është ngritje e shumëfishtë për dallim nga Bravo i cili nuk po gjen hapësirë më as në League Cup (duket se ia ka plasë nervat Guardiolës).

 

Tottenham mund të jetë një nga ato skuadrat e papërshtatshme që prish punë. Dobësia më e madhe e Pochettinos është përshtatja me skuadrën e kundërshtarit, zhveshja nga vetvetja. Kjo e ka dëmtuar edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit, sidomos në përballjet kryesore. Mungesa e Alderweireld do të jetë mjaft e madhe, edhe pse ndoshta mund të mos vërehet me skuadrat më të dobëta. Dele Alli nuk është në formë të mirë këtë sezon, e Son si gjithnjë mbetet në oscilacione forme që akoma nuk i garanton pozitë startuese.
Do të duhej të ishte një përballje ndërmjet dy skuadrave me futbollin më të bukur në Premier Ligë. Por, është përballje ndërmjet skuadrës me futbollin më të mirë në Premier Ligë dhe skuadrës me futbollin më të mirë në Ligën e Kampionëve.

Hannover – Leverkusen (e diel, ora 3e30)

Këto dy skuadra kanë pasur starte të ndryshme të sezonit. Derisa Hannover ka befasuar të gjithë gjatë muajit shtator, Herrlich ka marrë kohë deri në stabilizimin e skuadrës. Leverkusen nuk ka humbur që nga shtatori, derisa Kevin Volland ka gjetur aromën e golit duke u shndërruar në gjermanin më të mirë në sulm në Bundesligë. Pos Vollandit, aty janë edhe Brandt dhe Bailey sidomos si krahë sulmi, derisa mbrojtja e pandryshuar për pjesën më të madhe të sezonit ka qenë një arsye shtesë.

Hannover vs Leverkusen, termin

Tek vendasit nuk ka ndryshuar shumë nga fillimi i sezonit pos rezultateve. Lehtë është mësuar stili i tyre i lojës, ngjashëm si i të rikthyerve tjerë në ligë. Kanë mbetur tani në pjesën e dytë të tabelës, aty ku edhe ndoshta e kanë kapacitetin maksimal. Por, Bundesliga nuk mohon befasia asnjë xhiro.


UNITED - BOURNEMOUTH

Lukaku me gol, United fiton

Premier League

Lukaku me gol, United fiton

13/12/17 @ 23:18

LIVERPOOL - WBA

Pa gola në ‘Anfield Road’, Liverpooli gabon përsëri

Premier League

Pa gola në ‘Anfield Road’, Liverpooli gabon përsëri

13/12/17 @ 23:13

WEST HAM - ARSENAL

Përsëri s’ka fitore për Arsenalin

Premier League

Përsëri s’ka fitore për Arsenalin

13/12/17 @ 23:05

SWANSEA - MANCHESTER CITY

City i pandalshëm, starti më i mirë në histori

Premier League

City i pandalshëm, starti më i mirë në histori

13/12/17 @ 22:59

FIFA CLUB WORLD CUP

Bale shënon me prekjen e parë, dërgon Realin në finale

La Liga/International

Bale shënon me prekjen e parë, dërgon Realin në finale

13/12/17 @ 19:59

HAKMARRJA DIGJITALE

Tifozët e Lazios i hakmirren referit përmes internetit

Serie A

Tifozët e Lazios i hakmirren referit përmes internetit

13/12/17 @ 15:55

ARANZHOHEN MIQËSORET

Llapi, 3 miqësore ndërkombëtare në Antalja

FFK Superliga/International

Llapi, 3 miqësore ndërkombëtare në Antalja

13/12/17 @ 14:01

LIONEL MESSI

Futbolli më ka borxh!

Russia 2018/International/Intervista

Futbolli më ka borxh!

13/12/17 @ 12:38

BURNLEY-STOKE

Burnley në TOP 4, mbi Liverpoolin e Arsenalin

Premier League

Burnley në TOP 4, mbi Liverpoolin e Arsenalin

12/12/17 @ 23:46

HUDDERSFIELD - CHELSEA

Chelsea ‘shqetëson’ Unitedin, Hadërgjonaj asiston

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Chelsea ‘shqetëson’ Unitedin, Hadërgjonaj asiston

12/12/17 @ 22:49

MAINZ - DORTMUND

Stöger debuton, Dortmundi fiton pas 8 ndeshjeve

Bundesliga

Stöger debuton, Dortmundi fiton pas 8 ndeshjeve

12/12/17 @ 22:22

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23

BILETA E FUNDIT PËR PREMIER LIGË 2023/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

Premier League

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

18/05/23 @ 11:24

FITORJA E SHTATË ME RADHË - I AFROHEN ZONËS "CHAMPIONS"

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

Premier League

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

15/05/23 @ 23:00


 
Të gjitha lajmet nga Premier League