MOHAMED SALAH

Foto: premierleague.com
Egjiptiani i parë që bëhet lojtar i muajit
15 December, 2017 @14:06
Mesfushori i krahut të Liverpoolit, Mohamed Salah, është egjiptiani i parë që merr shpërblimin e lojtarit më të mirë të muajit në Premier Ligë.
Ylli egjiptian që po shkëlqen këtë stinor, është shpallë lojtari më i mirë i muajit nëntor në Premier Ligën angleze.
Ai ka shënuar shtatë gola në katër ndeshjet e muajit nëntor për ekipin e tij në elitën e futbollit anglez.
Të nominuarit tjerë për çmimin e lojtarit të muajit nëntor kanë qenë: Robbie Brady (Burnley), Kevin de Bruyne dhe Raheem Sterling (Manchester City), Ashley Young (Manchester United), Eden Hazard (Chelsea) dhe Shkodran Mustafi (Arsenal).