Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI 1-1 DRENASI

Genc Tamniku debuton me barazim, Vëllaznimi ngritet në renditje

Genc Tamniku debuton me barazim, Vëllaznimi ngritet në renditje


20 February, 2022 @19:19

Skuadra e Vëllaznimit ka arritur të barazojë sot rezultatin ndaj Drenasit në një përballje që pa gola në pjesë të dytë, ashtu që të sigurojë barazimin dhe një pikë, të vlefshme për tu ngritur në pozitë të dytë të renditjes në tabelë.

Genc Tamniku ka debutuar sot te ekipi gjakovar si trajner, ndërsa pas pjesës së parë që përfundoi pa gola, mysafirët kishin marrë epërsinë në fillim të pjesës së dytë me Ehat Gjokën, që nga afërsia shënoi pas asistimit të Albion Ramajt. Ndërsa ka qenë Donati Toma nga penalltia (75) që ka siguruar pikën për gjakovarët.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË A

Ndeshja Vëllaznimi-Drenasi përfundoi me rezultat 1-1 [Donati Toma 75p. - Ehat Gjoka. 49] ndërsa me pikën e fituar kuqezinjtë me pikë të njëjta si Trepça, për shkak të goldallimit më të mirë janë ngritur në renditje.

Drenasi në anën tjetër është në rrezik për rënie, pasi që Besa kishte mposhtur Lirinë dje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë