Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESA - LIRIA

Liria mposhtet në Pejë, Granit Begolli debuton me humbje

Liria mposhtet në Pejë, Granit Begolli debuton me humbje


19 February, 2022 @15:25

Në xhiron hapëse të stinorit pranveror në Ligën e Parë dhe në ndeshjen debutuese të trajnerit Granit Begolli në krye të Lirisë, Liria e Prizrenit është mposhtur nga Besa e Pejës me rezultat 3-2.

Ndonëse renditet në vendin e fundit të Grupit A të Ligës së Parë, Besa sot zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë dhe e mposhti Lirinë.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore bën që Besës t’i shtohen gjasat për mbijetesë në Ligën e Parë, kurse Liria ka 19 pikë pas 15 ndeshjeve të luajtura dhe ndodhet e shtata në Grupin A të Ligës së Parë.

Xhiron e ardhshme, Besa luan si mysafire e Drenasit, e Liria e pret në Prizren Phoenixin (ish-Onix).

Visar Berisha,Robert Gjeraj, Blendi Memaj, Viktor Kuka, Fitim Susuri, Rroni Gashi, Donat Sheqerolli, Altin Aliu, Liridon Fetahaj etj, të gjithë këta futbollist janë pjesë e Lirisë e cila po synon pozitën e dytë në tabelë. Ndërsa klubi me shumë traditë në futbollin e Kosovës Besa këtë vit po garon me futbollist të rinjë ku 70% e skuadrës janë nën moshën 20 vjecare dhe me të ardhme të ndritur, Agron Kolaj(20) , Etnik Brruti(17), Redon Syla(19), Rinor Jahmurataj(18), Arbër Maznikolli(21, Valton Ibrahimi(18). Liria drejtohet nga kryetrajneri Granit Begolli, ndërsa Besa nga kryetrajneri Fisnik Papuqi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë