Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISH-BASHKËLOJTARI

Gerrard i zhgënjyer me shkarkimin e Lampardit

Foto:Google

Gerrard i zhgënjyer me shkarkimin e Lampardit


26 January, 2021 @14:36

Menaxheri i Rangers, Steven Gerrard është zhgënjyer për Frank Lampard pasi u shkarkua nga Chelsea . Por thotë se largimi i tij nuk është “befasi” duke pasur parasysh historinë e klubit të Premier League.

Lampard u shkarkua të hënën në mëngjes dhe pritet të zëvendësohet nga ish-trajneri i Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund Thomas Tuchel.

Londinezët e larguan 42-vjeçarin nga detyrat e tij pas 18 muaj punë.

Gerrard beson se Chelsea duhet të kishte siguruar më shumë mbështetje për anglezin por pretendoi se historia e klubit tregon se ata janë të pamëshirshëm me menaxherët.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League