ARSENAL

REUTERS
Gervinho gati
25 July, 2013 @10:35
Skuadra e kryeqytetit italian, Roma, është e gatshme ta blejë sulmuesin afrikan të Arsenalit, Gervinho. Mirëpo, oferta e tyre prej tetë milionë eurove nuk është pëlqyer nga Arsenali, edhe pse këta të fundit dëshirojnë ta shesin.
Topçinjtë kanë kërkuar që Ulkonja t’iu ofrojë 10 milionë euro për sulmuesin e përfaqësueses së Bregut të Fildishtë, për të cilin patën paguar Lille-in në vitin 2011, 13.5 milionë euro.
Bisedimet vazhdojnë për Gervinhon 26 vjeçar, i cili përkundër ofertave më të mira që ka pasur nga Rusia e Turqia, ka zgjedhur Italinë dhe Serie A-në.