MARADONA

REUTERS
Lëvdon Higuainin, kritikon Tevezin
25 July, 2013 @10:01
Legjenda kontraverse e futbollit botëror dhe argjentinas, Diego Maradona, me kalimin e dyshes sulmuese të Argjentinës Carlos Tevez dhe Gonzalo Higuain në Serie A - ka dhënë mendimin e tij.
Maradona, i cili është legjendë në skuadrën e Napolit, të cilët kanë arritur majen si klub pikërisht në kohën kur ai ka qenë pjesë e saj, ka lëvduar tejmase Higuainin për kalim në Napoli.
“Higuain është sulmues i mençur. Ai din si shënohet goli dhe do të bëhet legjendë në Napoli. Tash, ai ka mundësinë që t’i bëj ata kampionë dhe të arrijë majen e famës,” ka thënë Maradona.
“Një argjentinas nuk luan për Juventusin! Tevez ka gabuar rëndë,” ka qenë komenti i ish kampionit botëror me Argjentinën në vitin 1986, Maradona.
Napoli ka zyrtarizuar dje Higuainin si sulmues të ri të skuadrës, pasi që e bleu nga Real Madridi për 37 milionë euro. Ndërkaq Juventus muajin e kaluar bleu Carlos Tevezin për një shumë prej 9 milionë eurove nga Manchester City. Tevez dhe Higuain janë pjesë e kombëtares argjentinase.