Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E PËRZGJEDHËSIT TË KOSOVËS

Giresse i kënaqur me barazim!

Fotot: FFK

Giresse i kënaqur me barazim!


16 November, 2022 @21:54

Përzgjedhësi francez i Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se është ndarë i kënaqur me lojën e Kosovës dhe rezultatin ndaj Armenisë në miqësoren e sontme.

“Ajo që është me rëndësi është se nuk e humbëm ndeshjen por barazuam. Sa i përket gjërave pozitive dhe negative nga ndeshja, nuk mund t’i them tani pasi që duhet ta analizojmë ndeshjen, por pozitiv ka qenë fakti që reaguam pas disavantazhit,” ka thënë Giresse.

Kosova

“Në pjesën e dytë ishim më të mirë se në të parën, pasi që bëmë disa ndryshime në pozicionime dhe motivuam lojtarët,” ka thënë ndër të tjera ai, duke mos dhënë koment shtesë për të përmendur ndonjë lojtar që ia mbushi syrin.

Kosova barazoi ndaj Armenisë 2-2, ndërsa pas tri ditësh luan miqësoren e radhës ndaj Ishujve Faroe, gjithashtu në Fadil Vokrri, ndeshje kjo që do të jetë e fundit për këtë vit për Dardanët.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova