Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Gjasula: 3 plus 1 pikë!

Foto; FSHF

Gjasula: 3 plus 1 pikë!


3 June, 2022 @17:29

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Islandës, të cilën Shqipëria e zhvillon më 6 qershor si mysafir, shpreson në pikë.

Derisa ka folur për përgatitjet e ekipit dhe grupin, ai ka thënë se është optimist dhe nëse shikohen të dyja ndeshjen, atëherë Shqipëria duhet të dilte me minimalisht 4 pikë nga dy takimet e para.

Shqipëria pas Islandës kthehet në Tiranë ku më 10 qershor pret Izrealin.

Favoritët e grupit?Nuk do thoja që Islanda dhe Izraeli janë në nivel më poshtë se ne. Jemi afër me ato Kombëtare. E dimë që në të kaluarën ka qenë pak e vështirë për ne për Kombëtaret më të vogla, por prapë ne jemi rritur si skuadër dhe kemi treguar paraqitje të mira. Jam optimist dhe besoj që do bëjmë paraqitje të mira.

Orari i ndeshjeve dhe Tabela

Me 4 pikë të kënaqur?Varet se si do të ecin ndeshjet. Por edhe me 4 pikë do të ishim në rregull për këtë grup. Për mua ta nisim me këmbë të mbarë. Në ndeshjen ndaj Islandës duhet të marrim 1 pikë se s’bën dhe do të provojmë të marrim 3.

Sa gati jemi për Islandën?Ne e dimë që Islanda është një skuadër që luan shumë fizikisht dhe Elsi e tha shumë mirë. Janë jo vetëm fizikisht mirë, por edhe në mbrojtje janë kompaktë dhe në kundërsulm luajnë. Ne duhet të kemi kujdes që mos të bëjmë gabime që nuk duhen dhe të luajmë lojën tonë, që të nxjerrim maksimumin.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve