Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JURGEN GJASULA

Gjasula në Bundesliga 2

Gjasula në Bundesliga 2


11 September, 2014 @10:53

Jurgen Gjasula në stinorin e ri do të luaj me fanellën e skuadrës gjermane nga Bundesliga 2, VfR Aalen.

Mesfushori shqiptar ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin gjerman.

Gjasula që nga korriku i këtij viti kishte mbetur pa skuadër, pasi i kishte skaduar kontrata me skuadrën e tij bullgare, Litex Lovech.

Tiranasi 28 vjeçar më parë ka luajtur edhe për skuadra të ndryshme gjermane si Duisburg, FSV Frankfurt, Kaiserslautern, Freiburg, derisa ka pasur karrierë edhe në Superligën zvicerane me skuadrat Basel dhe St. Gallen.

Gjasula disa herë është ftuar edhe në kombëtaren shqiptare nga përzgjedhësi Gianni De Biasi.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga