Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL

Gjëja e fundit për të cilën mendon Klopp është renditja tabelare

Foto: premierleague.com

Gjëja e fundit për të cilën mendon Klopp është renditja tabelare


31 December, 2020 @2:33

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se gjëja e fundit që e mendon është se ku gjindet në tabelën e Premier Ligës ekipi i tij.

Gjermani këtë deklaratë e ka dhënë pas barazimit të dytë radhazi në Premier Ligë, së fundi ndaj Newcastle United 0-0, që prapëseprapë e mban Liverpoolin në krye të renditjes së Premier Ligës.

Liverpool ka pasur dy super-raste për shënim me Mohamed Salahun dhe një tjetër me Roberto Firminon, por goli s’u gjet.

“Barazuam por ende jemi në krye të tabelës dhe kjo tregon se sa i vështirë është ky sezon për të gjithë. Kur jeta të jep limnona, bëj limonadë,” ka thënë Klopp pas ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Përkundër këtij rezultati dhe faktit që ndjekësi i parë i Liverpoolit, Manchester United, është vetëm 3 pikë larg dhe me një ndeshje më pak - të kuqtë nga Anfield Road përfundojnë vitin 2020 në krye të tabelës.

“Nuk e morrëm rezultatin që e deshëm por kjo s’është gjëja më e keqe në botë, pasi që shumë gjëra më të këqija po ndodhin,” i ka thënë Klopp Amazon Prime-it.

“Natyrisht nuk jam i kënaqur me rezultatin por jam krejt në rregull me performancën e treguar, pasi që edhe luajtëm edhe u mbrojtëm nga lëndimet. I bëmë të gjitha, por në fund zhgënjyem,” ka thënë trajneri kampion i Premier Ligës.

Derisa viti 2020 po përfundon, Liverpooli i Kloppit mbetet favorit për të fituar titullin e radhës në Premier Ligë, që do t’i sjellte ekipit mbrojtjen e titullit për herë të parë që prej vitit 1984.

Të kuqtë kanë fituar 7 nga 8 ndeshjet e zhvilluara në shtëpi këtë stinor, por si mysafir kanë arritur t’i fitojnë vetëm 2 nga 8.


 
Të gjitha lajmet nga