Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Gjenerata e dhive!

Gjenerata e dhive!


Shkruan: Luan MORINA

2 March, 2017 @23:06

Lionel Messi e Cristiano Ronaldo; LeBron James e Steph Curry; Roger Federer e Rafael Nadal po edhe Novak Djokovic; Lewis Hamilton e Sebastian Vettel; Valentino Rossi e Marc Marquez; Serena Williams e Maria Sharapova… janë emra që po shkëlqejnë në sportin e këtyre viteve të fundit. Çfarë gjenerate me fat jemi që po jetojnë në këtë kohë që pos ndryshimeve të mëdha teknologjike po na jep edhe argëtimin më të mirë të të gjitha kohërave. Jemi në gjeneratën e dhive, apo GOAT – greatest of all time!

MË I MIRI I TË GJITHA KOHËRAVE

Shumë sociologë japin versionet e tyre për ndarjen e gjeneratave të njerëzimit. Kjo e jona do të duhet të kishte nisur në vitin 1982, për të përfunduar me lindjet e vitit 2004. Gjenerata e mileniumit pasi janë fëmijë me karakter të veçantë, me veti të veçantë, e më kryesorja është se edhe vet ndihemi të veçantë!

Një shtyllë tjetër e sociologëve gjeneratë të mileniumit e sheh nga viti 1977 deri në lindjet e vitit 1996. Pas këtij viti, fëmijët e lindur duhet ti përkasin gjeneratës dy-mileniumshe. Sido që të quhet, më poshtë do ta përmendim si gjenerata e dhive.

Veçantia tjetër e kësaj gjenerate, ose të themi këta që kanë kaluar pubertetin më shumë se gjysmë dekade më parë, është ndjenja se ‘janë të veçantë’. Për këtë të fundit, këta jetojnë në epokën më të mirë në histori të njerëzimit. Sikurse këta që janë të veçantë, edhe gjithçka që duhet të ekzistoj në epokën e tyre është e veçantë, historike, më e mira e të gjitha kohërave.

LIKE e RETWEET, SI NJËSI MATËSE

Gjenerata më e mirë ndonjëherë matet me ‘likes’ e ‘retweets’, e kjo gjeneratë pasi që është më e mira e të gjitha kohërave të njerëzimit duhet të jetë dëshmitare e të gjitha gjërave historike që ndodhin. Për këtë arsye sot kemi futbollistin, basketbollistin, tenistin, e edhe biathlonistin më të mirë në histori të njerëzimit.

Për këtë arsye, akoma pa mbushur çerek shekulli jetë, e ndoshta as edhe një dekade aktivitet prej një sportdashësi, kjo gjeneratë nis ligjëratat për të treguar, numëruar më të mirët e të gjitha kohërave. E gjitha kjo ndodh me maksimumin që kanë pasur gjeneratat e kaluara të cilat kanë mundur të shohin numër të caktuar të ndeshjeve në javë, numër të cilin sot mund ta kalojnë me vetëm një pasdite.

Me teknologjinë tani kanë ardhur edhe shifrat e statistikat e ndryshme, kryesisht inspiruar nga ‘Moneyball’ i cili është një libër e film i bukur pasditeje. Sa për informatë, Oakland A’s akoma nuk kanë titull përkundër kësaj filozofie!

Falë shifrave, tani e dimë se sa shtylla ka qëlluar Suarez, sa harkime ka bërë Marcelo, sa pasime të sakta ka bërë Modric, e sa topa ka fituar Busquets. Dhe në një mënyrë, këto statistika tregojnë për madhështinë që kanë këta lojtarë. Pasi në fund të fundit, saktësia nga gjuajtjet e lira i sjell titullin Warriors, apo jo?!

PUNË GJENERATASH

S’do të ketë më të mirë, e as nuk ka pasur se këta që janë sot. Futbolli luhet që 150 vite, mirëpo nuk ka futbollist më të mirë se Lionel Messi sepse ai ka pesë topa të artë. Bulls kanë pasur gjeneratë të artë që mëzi ka pësuar 10 humbje në sezon. Por, gjenerata X ka vazhduar të shoh Celtics e Lakers si gjenerata të shkëlqyeshme basketbolli. Për një sezon që përfundon pa titull, Golden State Warriors të udhëhequr nga më i miri i të gjitha kohërave bëjnë historinë që s’do të fshihet kurrë. Tabori tjetër lavdëron LeBron Jamesin si më të mirin sepse nuk mund të identifikohen me Warriorsat dhe këtë termin e ri ‘bandwagonat’.

Mbrojtja e qëndrimeve me topat e artë të Messit e Ronaldos; përcaktimi i Warriors me bilancin e një sezoni; apo glorifikimi i fitoreve sezone të Lewis Hamilton e Mercedes si më të mirët në histori është goxha fëmijërore!

KRAHASIMI

Ka shumë arsye pse nuk funksionojnë gjërat kështu! Efekti flutur është i pari që tregon se çdo gjë është e veçantë në vete, dhe rrjedhimisht s’do të mund të krahasonim dy gjëra që kanë ndodhur në periudha të ndryshme. Janë një milion faktorë që ndikojnë në rezultatin e një ndeshjeje, duke nisur nga moti i asaj ndeshjeje deri tek qejfi psikik i një lojtari rezervë i cili mund ta prish krejt atmosferën e ekipit në dalje nga tuneli. Tashti, të krahasojmë futbollin sot me atë të luajtur para 150 viteve kur piramida e formacionit ishte krejt e kundërta me piramidën e sotme është çmenduri. E njëjta vlen edhe për sportet tjera.
Por, me gjasë këto krahasime do të pushojnë për 20 vite të ardhshme kur do të nisim të glorifikojmë yje të lojërave elektronike.

Për momentin, statistikat e të gjitha përparësitë që na ka sjell teknologjia (mund të shohim mbi 20 liga futbolli në botë, mbi 150 ndeshje futbolli çdo vikend, e të shfrytëzojmë mijëra shifra), ne shfrytëzojmë minimumin për të definuar diçka maksimale – dhitë!

Po ti shfrytëzonim drejtë, po të ishim më të urtë ndoshta edhe do të gjenim dhitë. Përndryshe do të mbetemi vetëm dhi që ndjekin gjërat që vezullojnë dhe turmat, pa ndonjë arsye pse e bëjnë këtë.


DEPORTIVO - ATLETICO

Lëndim ‘horror’ për Torresin, Atletico barazon

La Liga

Lëndim ‘horror’ për Torresin, Atletico barazon

02/03/17 @ 22:54

KOSOVË

Burokracia rrezikon 2 milionë € të UEFA-së

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Burokracia rrezikon 2 milionë € të UEFA-së

02/03/17 @ 20:03

REFERËT E XHIROS XIX

Këtë xhiro, edhe me referë të huaj

FFK Superliga

Këtë xhiro, edhe me referë të huaj

02/03/17 @ 15:42

VENDIMI I KOMISIONIT

Drita dënohet më shumë se Gjilani

FFK Superliga

Drita dënohet më shumë se Gjilani

02/03/17 @ 12:42

DUELET E PARA

Këtë fundjavë, rikthehet Liga e Parë

FFK Liga e parë

Këtë fundjavë, rikthehet Liga e Parë

02/03/17 @ 12:12

MEDIA

Statistika para ndeshjes: Prishtina-Drenica

FFK Superliga

Statistika para ndeshjes: Prishtina-Drenica

02/03/17 @ 11:53

PAS DËNIMIT

FSHF reagon ndaj ankesës së Partzanit

FSHF Kategoria Superiore

FSHF reagon ndaj ankesës së Partzanit

02/03/17 @ 11:31

MEDIA

Norvegjezi më i saktë në “Adem Jashari” sesa zyrtarët e Kosovës

FFK Superliga/Kosova

Norvegjezi më i saktë në “Adem Jashari” sesa zyrtarët e Kosovës

02/03/17 @ 11:02

LUKAS PODOLSKI

Prej Turqisë në Japoni

International/Transfere

Prej Turqisë në Japoni

02/03/17 @ 10:20

SOT NIS SHITJA

Biletat për ndeshjen Itali-Shqipëri, 12 euro

Shqipëria

Biletat për ndeshjen Itali-Shqipëri, 12 euro

02/03/17 @ 10:09

BRONDBY - LLAPI

Llapi deklasohet në Danimarkë, pranë eliminimit

Conference League/FFK Superliga

Llapi deklasohet në Danimarkë, pranë eliminimit

25/07/24 @ 20:52

LOJËRAT OLIMPIKE

Lojërat Olimpike Paris 2024, orari i xhudistëve nga Kosova

Lojërat Olimpike/Xhudo

Lojërat Olimpike Paris 2024, orari i xhudistëve nga Kosova

24/07/24 @ 14:14

LIGA E PARË

Liga e Parë 2024/2025, ndarja e ekipeve në Grupet A dhe B

FFK Liga e parë

Liga e Parë 2024/2025, ndarja e ekipeve në Grupet A dhe B

24/07/24 @ 14:05

BALLKANI - HAMRUN SPARTANS

Pa gola në shtëpi, Ballkani do ta kërkojë kualifikimin në Maltë

Conference League/FFK Superliga

Pa gola në shtëpi, Ballkani do ta kërkojë kualifikimin në Maltë

23/07/24 @ 22:20

BALLKANI - HAMRUN SPARTANS

Ballkani - Hamrun Spartans, 11-shet startuese

Conference League/FFK Superliga

Ballkani - Hamrun Spartans, 11-shet startuese

23/07/24 @ 17:08

XHIROJA E PARË E STINORIT

Kampioni mbrojtjen e titullit e nis ndaj Dukagjinit

FFK Superliga

Kampioni mbrojtjen e titullit e nis ndaj Dukagjinit

23/07/24 @ 13:24

ORARI I PRISHTINËS

Prishtina e nis stinorin ndaj debutueses në Superligë

FFK Superliga

Prishtina e nis stinorin ndaj debutueses në Superligë

23/07/24 @ 13:19

the GUNNERS

Arteta përgjigjet, Calafiori shumë afër

Premier League/Serie A/Transfere

Arteta përgjigjet, Calafiori shumë afër

23/07/24 @ 11:42

VENDIMI I UEFA-së

UEFA dënon Egnatian

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

UEFA dënon Egnatian

23/07/24 @ 11:10

PENSIONOHET LEGJENDA SKOCEZE

Andy Murray pensionohet nga tenisi pas Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Tenis

Andy Murray pensionohet nga tenisi pas Lojërave Olimpike “Paris 2024”

23/07/24 @ 10:45


 
Të gjitha lajmet nga